26 Mars 2023

Zëvendësministri Ahmeti po qëndron për vizitë zyrtare në Banglladesh

Dhaka, 10 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron në vizitë zyrtare në Banglladesh.

Zëvendësministri Ahmeti, filloi aktivitetet në Dhaka me vizitë në Muzeun Memorial të Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman.

Me këtë rast, Zëvendësministri Ahmeti, bëri homazhe dhe shprehu respektin e tij në librin e kujtimeve për themeluesin e shtetit të Banglladeshit.

Përgjatë kësaj vizite, z. Ahmeti do të drejtojë konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme dhe do të takohet me dikastere të ndryshme qeveritare dhe oda ekonomike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)