29 Maj 2023

Votohet për zgjedhjet vendore në Shqipëri

Trianë, 14 maj - Shqipëria voton sot për zgjedhjet vendore për bashkitë. Në këto zgjedhje votohet për 61 kryetarë bashkish dhe 1.603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin. Kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë për një periudhë 4-vjeçare.

Autoritetet njoftuan se janë trajnuar 7.530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor. Policia do të sigurojë 5.211 qendrat e votimit, 92 Komisionit e Zonave të Administrit Zgjedhor (KZAZ) dhe 92 Vende të Numërimit të Votave (VNV).

Sipas rregullave të Komisionit Qendror Zgjedhor, kryetarët e bashkive zgjidhen nëpërmjet një sistemi mazhoritar, kurse anëtarët e këshillave zgjidhen sipas një sistemi proporcional me lista të mbyllura.

Numri i anëtarëve të këshillave bashkiakë që zgjidhen në çdo bashki përcaktohet në bazë të popullsisë dhe varion nga 15 në 61 mandate. Mandatet e këshillave vendorë ndahen mes partive dhe koalicioneve sipas metodës d’Hondt, kurse shpërndarja e mandateve mes partive brenda një koalicioni bëhet duke përdorur metodën Sainte-Laguë.

Misioni përbëhet nga një ekip bazë prej 13 ekspertësh me qendër në Tiranë dhe 24 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të vendosen në gjithë vendin nga 13 prilli. Përveç kësaj, sipas misionit, ODIHR-i planifikon të kërkojë nga OSBE-ja 300 vëzhgues afatshkurtër, që të mbërrijnë disa ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Sipas zyrtarëve të ODIHR-it, misioni do të vëzhgojë zgjedhjet për pajtueshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Do të ketë gjithashtu mbikëqyrës nga shoqëria civile.

Shqipëria po teston edhe votimin elektronik në këto zgjedhje, nëpërmjet një projekti testues i cili do të aplikohet fillimisht në 3 bashki.

Zgjedhësit në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të votojnë nëpërmjet Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se me anë të testimit verifikohen aspektet e funksionalitetit të pajisjeve si për rastin e përdorimit të tyre nga votuesit, ashtu edhe për rastin e transmetimit të informacionit që këto pajisje do të kenë në ditën e votimit, informacion që do të transmetohet në qendrën e përpunimit të të dhënave në KQZ.

Celibashi siguroi se ka garanci të plotë për ruajtjen e fshehtësisë së votës në votimin elektronik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)