29 Mars 2023

Ushtria ruse humb 29.450 ushtarë, 206 avionë, 170 helikopterë dhe 1.305 tanke

Kiev, 26 maj - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse ka humbur deri tani 29.450 ushtarë, 206 avionë, 170 helikopterë dhe 1.305 tanke.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës lidhur me humbjet e ushtrisë ruse nga data 24 shkurt deri më 25 maj, thuhet se në 24 orët e fundit ushtria ruse ka humbur edhe 100 ushtarë të tjerë.

Sipas të njëjtës deklaratë ushtria ruse ka humbur gjithsej 29.450 ushtarë, dhe se asaj i janë shkatërruar: 206 avionë, 170 helikopterë, 1.305 tanke, 3.213 automjete të blinduara, 606 topa, 201 sisteme raketahedhës dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka njoftuar se forcat ruse kanë humbur gjithashtu 2.218 automjete, 13 anije dhe motoskafë të lehtë, 491 mjete ajrore pa pilot (dronë), po ashtu janë goditur dhe shkatërruar në ajër 112 raketa të lëshuara nga rusët.

Gjithashtu ushtria ruse ka shtuar sulmet ajrore për të mbështetur operacionet tokësore në lindje të Ukrainës.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars, në Ukrainë kanë vdekur 1.351 ushtarë rusë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)