Tërmeti i 11 marsit, më i fuqishmi në historinë e Japonisë
Tokio, 14 mars - Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi ndërkohë se tërmeti që goditi pjesën verilindore të vendit, ishte i fuqisë 9 shkallë sipas Rihterit.
Kjo e bën këtë tërmet më të fuqishmin në historinë e Japonisë, që kur nisën regjistrimet e tërmeteve në këtë vend 140 vjet më parë.
Me këtë fuqi goditëse, tëmeti i 11 marsit në Japoni renditet si i 5-i më i fuqishëm në botë.
Sot po ju bëjmë të njohur se forca e tërmetit nuk ishte 8,9 por 9 shkallë Rihter. Ky tërmet i fuqishëm goditi tre herë në mënyrë të njëpasnjëshme tha Drejtori i Agjencisë metereologjike të Japonisë Takashi Yokota.
Zyrtarët thonë se në 70 përqind të rasteve ka lëkundje pastërmeti që ndodhin zakonisht tre ditë mbas goditjes fillestare. Nëse kjo ndodh pasgoditja mund të arrijë deri në 7 ballë.
Sot janë zbuluar zona të tjera të tëmetit shkatërrimtar me ndërtesa të shkatërruara, me makina e anije të mbetura mes gërmadhave.
Në qytetin Natori, të mbijetuarit përpiqeshin të gjenin çtë mundnin në mes të gërmadhave.
Është e tmerrshme. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë që ka ndodhur thotë një i mbijetuar në Natori.
Ndërsa njerëzit e tronditur përballen me katastrofën, Forca Mbrojtëse Japoneze po merret me pastrimin e bazës në Higashi Matsuyama, e cila gjithashtu u godit nga cunami.
Vorbulla e ujit përplasi aeroplanët dhe shkatërroi helikopterët në hangarët e bazës.
Forca shkatërrimtare e cunamit nuk vjen nga lartësia e dallgëve, por nga sasia e ujit që përpin gjithcka kur uji vërshon dhe më pas kur kthehet përsëri në det.
Cunami përbëhet nga disa dallgë që lëvizin me shpejtësi deri në 1000 km në orë, po aq shpejt sa një avion reaktiv.