01 Prill 2023

Tërmeti 7.8 ballësh godet Turqinë, regjistrohen rreth 237 viktima

Ankara, 6 shkurt - Turqia është goditur mëngjesin e sotëm një nga tërmet i fuqishëm, 7.8 ballë i shkallës rihter, ndërsa raportohet për mbi 237 të vdekur dhe mbi 639 të plagosur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka njoftuar se tërmeti me magnitudë 7.8 është regjistruar në orën 04:17 me orën lokale dhe ka pasur një thellësi 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.

Dhjetëra viktima janë shkaktuar edhe në Siri, ndërsa pritet që numri të rritet në orët në vijim. Shumë  ndërtesa janë kthyer në “gërmadha”, ndërsa ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarti nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se nga tërmeti janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)