21 Dhjetor 2024

Putin tenton të shtypë “butonin e kuq” të bombës

Londër, 20 tetor - “The Sun” ka dhënë alarmin ditën e sotme, ndërsa shkruan se një burim i ka thënë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kaluar në kufijtë e çmendurisë pasi ka tentuar të lëshojë bombën bërthamore, por nuk arriti ta realizojë për shkak të një sabotimi në minutën e fundit.

Sipas “The Sun” shqetësimet në rritje e shtynë Sekretarin e Mbrojtjes Ben Wallace të anulonte planet e tij dhe të udhëtonte për në Uashington për bisedimet e krizës këtë javë.

Analistët kishin frikë se Putini do të shpërthente një kokë të një rakete bërthamore në Detin e Zi, duke shkaktuar potencialisht cunami dhe një re gazi helmues.

U pretendua gjithashtu se ai kishte plane për të testuar një armë bërthamore taktike në Arktik përpara se të niste një në fushën e betejës në Ukrainë.

Ditët e fundit janë parë një numër mesazhesh Notam – paralajmërime të shkurtra për avionët – dhe paralajmërime të navigimit rus që tregojnë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë në detin Barents afër kufirit me Norvegjinë.

Është e njëjta zonë ku u vu re ditë më parë nëndetësja gjigante ruse e “qytetit vrasës” Belgorod e armatosur me silurët bërthamorë.


Paralajmërimet zgjtën deri të shtunën, megjithëse thuhet se ka pasur pak indikacione për testime të mëdha deri më tani.

Ndërkohë raportet thonë se Putin urdhëroi dy teste bërthamore në fillim të këtij muaji, të cilat në fakt nuk u zhvilluan.

Burimet pretendojnë se lëshimet u shkatërruan nga “dështimi teknik” apo edhe nga ngurrimi i shefave ushtarakë.

Kjo mund të jetë një shenjë se autoriteti i Putinit po avullohet, tha Varlery Solovey, ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, një shkollë trajnimi për spiunët dhe diplomatët.

Ai tha: “Vendimi i Putinit për përdorimin e armëve bërthamore taktike [në konfliktin e Ukrainës] pa dyshim do të përballet me rezistencë.

“Nuk e di se sa efektive do të jetë rezistenca, por do të tregoj se testet bërthamore supozohej të mbaheshin gjatë dy javëve të fundit – një në detin Barents, nën ujë dhe tjetri nën tokë, në rajonin e Arkhangelsk.

“Të dyja herët nuk janë bërë testet

“Arsyeja është se përpara nisjes, ose më saktë, përpara përdorimit të armëve bërthamore taktike, është e nevojshme të sigurohemi që këto armë janë plotësisht të funksionueshme. Ato duhej të testoheshin.”

Solovey, një ekspert i presidentit dhe rrethit të tij të brendshëm, pretendoi se Putini ka marrë një vendim në parim për të përdorur armë bërthamore.

Por të dyja testet e fundit që Putin urdhëroi ishin “ndërprerë”, pohoi ai.

Ai vazhdoi: “Presidenti mori raporte se kishte një situatë emergjente, nuk funksionoi” – duke nënkuptuar dështime teknike.

“Por puna është se një herë është një aksident, dy herë është një rastësi. Nëse testet e treta përfundojnë në të njëjtën mënyrë, pa asgjë, [do të duket si] sabotim… duke mos përmbushur urdhrat e kryekomandantit.”

Kjo do të tregonte “shpërbërjen e autoritetit [të Putinit], të pushtetit ekzekutiv të Rusisë”, tha ai.

“Rritja e kërcënimit”

Komentet e tij i bënë jehonë raporteve në kanalin Telegram General SVR, i cili pretendon se publikon informacione nga një person i brendshëm i Kremlinit.

Ai tha se një test bërthamor ishte urdhëruar nga Putin për 13 tetor dhe ishte përgatitur “në fshehtësi të rreptë”.

Por udhëheqësi i Kremlinit “u informua për nevojën për të shtyrë datën dhe orën e testimit”.

Ai shtoi: “Gjithse ata nuk kishin kohë të përgatiteshin siç duhet.

“Kjo është hera e dytë që një test bërthamor shtyhet në dy javët e fundit.”

Një provë bërthamore – edhe në një zonë të papopulluar – do të ishte një përshkallëzim i madh dhe do të rriste frikën për një konflikt të gjithanshëm bërthamor.

Në fillim të kësaj jave, Ëallace anuloi dhënien e dëshmive para deputetëve me një njoftim të shkurtër dhe fluturoi në kryeqytetin amerikan për të biseduar me homologët e tij amerikanë.

Një burim sigurie i tha The Sun: “Kërcënimi është rritur kohët e fundit”.

Dhe ministri i Forcave të Armatosura James Heappey pranoi: “Jemi në një kohë kur këto lloj bisedash janë të nevojshme”.

Shefi i agjencisë së spiunazhit GCQH tha se përgjuesit e tij po monitorojnë nga afër për çdo shenjë që Putini mund të lëshojë një armë bërthamore

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)