25 Dhjetor 2024

Popullsia e Kinës arrin në 1 miliard e 370 milionë

Pekin, 29 prill - Rritja e qëndrueshme prej 0.57% e popullsisë kineze dhe shpejtimi i plakjes saj, bien në sy në raportin e publikuar të enjten më 28 prill, nga Agjencia kineze e Statistikave.

Duke ju referuar të dhënave të agjencisë, Zyra e shtypit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, njoftoi se popullsia e përgjithshme në Kinë, është 1 miliard e 370 milionë banorë.

Nga analizimi i të dhënave, rezulton se pas vitit 2000, rritja vjetore mesatare e popullsisë në Kinë është 0.57 % dhe lidhjen janë në një nivel të ulët.

Mësohet gjithashtu se popullsia mbi 60 vjeç zë 13.26 %; ajo është rritur 2.93 % në krahasim me vitin 2000.

"Procesi i plakjes të popullsisë në Kinë është shpejtuar gradualisht", thotë raporti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)