25 Mars 2023

Përurohet shërbimi konsullor në Ambasadën e Kosovës në Bangladesh

Dhaka, 12 tetor - Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit u bë përurimi i shërbimeve konsullore.

Pas fjalës përshëndetëse nga Ambasadori z. Güner Ureya dhe Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, z. Shabbir Ahmad Chowdhury, Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, znj.Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në këtë muaj në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomat të akredituar në Bangladesh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)