25 Dhjetor 2024

Obama: Bin Laden është vrarë

Washington, 2 maj - Numri një i Al Kaedes, Osama Bin Laden është vrarë nga trupat amerikane në Pakistan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka dhënë këtë lajm në një fjalim për kombin.

"Osama bin Laden u vra. Drejtësia u vu në vend", deklaroi presidenti amerikan Obama në një fjalim të drejtpërdrejt për kombin e tij dhe për të gjithë botën.

"Këtë mbrëmje jam në gjendje që t'ju njoftoj amerikanëve dhe të gjithë botës se trupat tanë kanë kryer një operacion dhe kanë vrarë Osama bin Laden, liderin e Al Kaedës", u shpreh Obama.

Presidenti deklaroi se muaj më parë është informuar për vendndodhjen e saktë të kryeterroristit. "Vetëm një javë më parë kishim informacionet e plota dhe të bindshme për të vepruar. Një grup i vogël agjentësh amerikanë kanë vepruar me kurajo të madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilëve", tha Obama.

Qeveria amerikane ka shpallur gjendjen e alarmit në të gjitha ambasadat e saj dhe përfaqësitë diplomatike nëpër botë.

Frika për hakmarrje nga mbështetësit e kryeterroristit të Al Kaedës, Osama bin Laden, është e madhe.

Në një komunikatë të Departamentit të Shtetit theksohet se të gjithë qytetarët amerikanë, kryesisht ata që jetojnë në zonat me tension të lartë, të evitojnë vendet e mbushura me manifestues.

Kërkohet po ashtu që të evitohet përballja me mbështetës të Al Kaedës.

Vrasja e Osama bin Ladenit në Pakistan nga forcat amerikane është një fitore për të gjitha demokracitë që luftojnë kundër kësaj katastrofe të madhe që është terrorizmi, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe.

"Franca, SHBA-ja si dhe vende të tjera evropiane kanë bashkëpunuar ngushtë për të luftuar kundër terrorizmit. Ky është një lajm që më gëzon pa masë', shtoi ai për radion publike 'France Inter'.

Alain Juppe theksoi gjithashtu se 'vrasja e shefit të Al-Kaedës nuk do të zhdukë kërcënimin e atentateve'.

'Ne do të jemi më vigjilentë se kurrë. Kërcënimi terrorist është i lartë dhe për fat të keq është parë kohët e fundit në Marrakech', shtoi ai.

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se shefi i Al-Kaedës, Osama Bin Laden u vra sot në Pakistan gjatë një operacioni të komandos amerikane duke i dhënë fund ndjekjes së gjatë të nxitësve të atentateve të 11 shtatorit 2001.

Kush ishte kryeterroristi Osama Bin Laden

Emri i plotë i liderit terrorist, është Osama Bin Muhammad bin Awad Bin Laden, që do të përkthehej : "bin"- "bir" në arabisht, dhe emri i tij gjithashtu flet per gjenealogjinë e tij. Osama është i biri i Mohaammad, i cili ishte djali i Awad e kështu me radhë.

Nëna e Osamës ishte me origjinë nga Siria, dhe u martua me babanë e Osamës, Muhammadin kur ajo ishte 22 vjeç. Ajo rimartohet sërish pas divorcit me Muhammad, dhe Osama u rrit me nënën dhe njerkun dhe tre fëmijë të tjerë.

Osama Bin Laden ka lindur në 1957, dhe ishte fëmija i 17 nga 57 të tillë, i një biznesmeni nga Jemeni i cili u pasurua mjaft, nga bumi i tregëtisë së naftës në Arabinë Saudite. Në moshën 13-vjeçare Bin Laden trashëgoi në pasuri shumë të madhe, pasi babai i tij vdiq kur avioni që ai pilotonte , u rrëzua.

Retuers shkruan se nuk është ende e qartë se si Bin Laden u përfshi në politikat radikale, edhe pse duket se nje faktor ndikues në këtë drejtim, ka qenë pushtimi sovjetik në 1979 i Afganistanit. Përfshirja e tij në Afgansitan, filloi pothuajse menjëherë pas pushtimit sovjetik.

Ai u bë i famshëm pasi nisi të grumbullonte fonde për rezistencën afgane dhe kanalizimin e vullnetarëve arabë që të luftonin së bashku me grupet afgane të Muxhaedinëve. Lufta e tij me Shtetet e Bashkuara besohet se nisi pasi forcat amerikane të vendosura në Arabinë Saudite gjatë krizës së Gjirit 1990-91, që pasoi pushtimin iraken të Kuvajtit.

Ai e shikonte praninë e tyre si fyese dhe përdhosëse për tokën islame dhe bëri thirrje për Xhihad, apo luftë të shenjtë, kundër tyre. Kështu, familja e tij e mohon atë dhe atij iu hoq shtetësia saudite në 1994.

Pasi ishte vendosur në Sudan në1991, ai u përjashtua pesë vjet më vonë, dhe u rishfaq në Afganistan para se talebanët të merrnin kontrollin e kryeqytetit të lodhur e të rrënuar nga lufta, Kabulit. Duke ndarë bashkë me ta vizionin e rreptë për islamin, shumë shpejt Bin Laden, lehtësoi hyrjen dhe përfshirjen në qarqet e brendshme talebane.

Bin Laden u shkollua në qytetin portual saudit, Jedda. Familja e tij i mundësoi edukimin më të mrië të mundshëm në shkollat elitare. Në mes te vitit 1970, Bin Laden u martua me kushërirën e tij të parë, një traditë normale tek myslimanët për disa vende, një grua nga Siria, dhe që kishte lidhje fisnore nga nëna e tij.

Më pas u martua edhe me tre gra të tjera, siç lejon ligji islamik. Raportimet mediatike informojnë se ai ka nga 12 deri në 24 fëmijë, shkruan BBC. Osama studioi në universtietin King Abd Al Aziz , ku u diplomua për inxhinieri civile, administrim biznesi, ekonomi dhe adminsitrim publik. Ai mbahet mend për entuziazmin e tij në debatet religjoze dhe pjesëmarjen në aktivitetet e ndryshme fetare dhe jo vetëm.

Shtetet e Bashkuara e kanë lidhur emrin e Bin Ladenit dhe rrjetit terrorist Al Kaeda, me një sërë sulmesh, duke filluar me bombardimin në shkurt të 1993 të Qëndrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën më shumë se 1.000 të tjerë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Bin Ladeni ishte i dyshuari i parë për bombardimet që vranë 24 punonjës amerikanë në qytete saudite të Riyadh dhe Khobar në 1995 and 1996.

Ai akuzohet gjithashtu edhe për ideimin e sulmeve me bomba të 1998 në ambasadat amerikane në Kenya dhe Tanzani, ku mbeten të vrarë 224 njerëz dhe u plagosën 4,000 të tjerë.

Pas sulmeve në ambasada, SHBA lancon raketa kruis në kampet stërvitore të Al Kaedës në Afganistan si dhe ndaj një fabrikë farmaceutike në Khartum, që pretendohej se ishte e lidhur me prodhimin e armëve kimike për Bin Laden.

Më 11 shtator, 2001 rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmet e kryera në World Trade Center dhe mbi Pentagon. Asokohe Presidenti Xhorxh W. Bush do ta cilësonte Bin Ladenin , si të dyshuarin kryesor për këto sulme.

Në fillim të muajit tetor, SHBA-ja dhe Britania nisën bombrdimet në Afganistan, pasi talebanët refuzuan të dorëzonin Bin Ladenin.

Bin Laden rrallë ka pranuar të intervistohet nga mediat, por edhe në ato pak raste ka përdorur televizionin Al Xhazira me bazë në Katar. Ai lexonte deklarata kundër Shteteve të Bashkuara ndërsa shpesh jepte edhe paralajëmrime për sulme të tjera.

50 milionë dollarë ofruan shtetet e bashkuara për informacionet që do të jepeshin lidhur me vendndodhjen e kryeterroristit , por pavarësisht kësaj shume, tentativa për arrestimin e tij dështuan disa herë. Megjithatë forcat amerikane në bashkëpunim me ato pakistaneze nuk i ndalën përpjekjet dhe operacionet e tyre duke u përqëndruar në zonat kufitare me Afganistanin dhe Pakistanin, si dhe në rajonet tirbale të Waziristanit, deri sa falë një operacioni të mirëorganizuar të komandove amerikane, u bë i mundur edhe ekzekutimi i lideri të Al Kaedës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)