Mbi 200 mijë shqiptarë të evidentuar në Zvicër
Bern, 1 maj - Mbi 200 mijë shqiptarë supozohet se jetojnë dhe janë të pajisur me shtetësi zvicerane në Zvicër nga gjithsejt 7 milion e 866 mijë e 500 banorë sa ka zvicra nga regjistrimi i fundit.
Javën që lamë pas Zyra Federale për Statistika e Zvicrës (OFS), me seli në Nuchatel, doli me të dhënët më të reja për numrin e popullsisë në këtë shtet, njofton Agjencia e lajmeve "Presheva Jone" me zyrën e saj në Gjenevë.
Sipas rezultateve të fundit, Zvicra në krahasim me një vit më parë, kjo paraqet shtim prej 80 mijë e 700 banorëve.
Në mesin e gati 7.9 milionë banorëve në Zvicër, nga Berna zyrtare kanë njoftuar se aty janë llogaritur edhe 200 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe viset e tjera të ish-Jugosllavisë, të cilët posedojnë pasaporta zvicerane, por edhe leje te ndryshme qëndrimi (A,B,C, D..etj..), njofton nga Gjeneva agjencia "Presheva Jonë"
Për ne, zyrtarisht në Zvicër janë 63 196 qytetarë nga Kosova, sepse kaq prej tyre posedojnë pasaporta të shtetit të Kosovës. Prandaj, nevojitet shumë punë dhe angazhim nga ambasadat e konsullatat e juaja në Zvicër për ta dëshmuar shifrën e 200 mijë kosovarëve në Zvicër, sa flitet se ka shqiptarë nga Kosova në vendin tonë, deklaroi Celine Schmid, përgjegjëse në Entin Federal për Statistika.
Policia dhe drejtoritë e kantoneve kanë deklaruar se kanë telashe të mëdha, sidomos me serbët e Kosovës, kur atyre u jepet dokumenti identifikues me mbishkrimin Republika e Kosovës, ku ka pasur raste që edhe e kanë refuzuar.
Mirëpo, sipas burimeve të Presheva Jonë, numri më i madh personave që posedojnë pasaporta serbe sot në Zvicër janë nga radhët e shqiptarëve?!.