16 Prill 2024

Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç takohen sot në Bruksel

Bruksel, 21 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të hënën në mëngjes në Bruksel, konfirmuan veçmas të dyja palët.  

Takimi është një përpjekje të re e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës.

Takimi ndodh në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që duhet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Nga e hëna sipas vendimit pritej të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veriun e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar rezistencë ndaj zbatimit të tij.

Dje policia e Kosovës tha se edhe sot do të vazhdojë me paralajmërimet ndërsa nga e marta 22 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shpresën për një zgjidhje praktike të çështjes së targave për të shmangur tensionet në veri ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb e as punonjës të institucioneve tjera, pas vendimit të përfaqësuesve serbë të mbështetur nga Beogradi për të braktisur institucionet e Kosovës në veri.

SHBA kërkon shmangien e përshkallëzimit në veriun e Kosovës - shpreson për një marrëveshje në ditët në vijim

Presidenti serb Vuçiç tha se nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv nga takimi por do të shkojnë në Bruksel për të mos dhënë shkas që Serbia të akuzohet për mospjesëmarrje, ndërsa ritheksoi kërkesat e Beogradit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimit për targat e makinave.

Qeveria e Kosovës konfirmoi se kryeministri Kurti është nisur për në Bruksel por nuk tha se cilat janë pritjet e saj nga takimi i së hënës.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar situatën në veriun e Kosovës më të rrezikshmen që nga viti 2013, ndërsa janë shtuar patrullimet e forcave të policisë së Misionit të EULEX-it.

Rreth 130 oficerë nga Polonia dhe Italia janë vendosur në veri për të mbështetur dhe këshilluar policinë e Kosovës në rrethanat e një boshllëku në zonë të krijuar me largimin e policëve lokal serbë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)