29 Maj 2023

KQZ vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Tiranë, 14 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat po mbahen sot.

Para ditës së zgjedhjeve, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kreshnik Radoniqi dhe në përbërje të anëtarit, Sami Kurteshi dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, janë takuar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi.

Kryetari Radoniqi, vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve dhe në emër të KQZ-së së Kosovës uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë e të përmbyllet me sukses.

Po ashtu, delegacioni i KQZ-së së bashku me anëtarë të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, morën pjesë në prezantimin e Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve për përgatitjet e procesit zgjedhor. Vëzhguesit e TMZ-ve u njoftuan edhe për specifikat e këtij procesi zgjedhor dhe për aplikimin e teknologjisë informative në votimin elektronik në tri bashki të ndryshme.

Në Ditën e Zgjedhjeve anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellur nga afër organizimin e zgjedhjeve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)