26 Mars 2023

Kosova dhe Bangladeshi mbajtën konsultimet e para politike

Dhaka, 11 tetor - Konsultimet politike u mbajtën në Dhaka dhe u udhëhoqën nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nga Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, Masud Bin Momen.

Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Po ashtu, përgëzoi arritjet dhe progresin e shtetit të Bangladeshit.

Gjatë takimit u diskutua për Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal.

Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi shtetin e Bangladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ndërsa, pas takimit z. Ahmeti dhe z. Momen nënshkruan Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)