25 Mars 2023

Kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve e papranueshme për BE-në

Bruksel, 12 dhjetor - Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se është e papranueshme kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Von Cramon Von Cramon ka theksuar se sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme barrikadat duhet të largohen si ulje e përshkallëzimit.

”Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)