30 Dhjetor 2024

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Putinin

Hagë, 17 mars - Gjykata Ndërkombëtare Penale ka bërë të ditur se ka lëshuar-urdhër arrest për presidentin rus, Vladimir Putin.

Urdhër-arresti është lëshuar për shkak të dyshimit se Putin është përfshirë në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Gjykata tha në një deklaratë se Putini “dyshohet se është përgjegjës për krimet e luftës, të dëbimit të paligjshëm të popullsisë përkatësisht fëmijëve dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”, shkruan Euronews.

Po ashtu, përveç Putinit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, Maria Aleksenyevna Lvova-Belova.

Urdhër-arrestet e sipërpërmendura janë lëshuar në bazë të kërkesave të paraqitura nga Prokuroria më 22 shkurt 2023.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)