26 Mars 2023

UP-ja dënon dhe distancohet nga gjuha bulliste e Ardian Kastratit

Prishtinë, 5 prill - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” tha se distancohet nga deklarata individuale e Ardian Kastratit, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.

Një ditë më herët, Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar pamjen fizike të një gruaje të shëndoshë.

Kastrati ka thënë se shkrimi është një satirë e shkrimtarit Faik Konica, por në mediat sociale është interpretuar gjerësisht si gjuhë fyese ndaj presidentes së porsazgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës tha se e dënon fuqishëm gjuhën e përdorur denigruese dhe se do ta trajtojë rastin në fjalë në përputhje me ligjet në fuqi.

“UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së”, thuhet në komunikatë.

Të hënën në Prishtinë ka pasur edhe një protestë të shoqërisë civile, me kërkesat për largimin e Kastratit nga Universiteti i Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)