29 Mars 2023

Universiteti i Mitrovicës renditet i dyti nga webometrics

Mitrovicë, 28 janar - Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është renditur i dyti në mesin e universiteteve publike në Kosovë, sa i përket kriterit të citimeve në Google Scholar në ranglistën e webometrics të shpallur në janar 2022.

Në këtë rangim, UIBM ka dalur i dyti pas Universitetit të Prishtinës, me 1044 citime.

Rangimi është bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë periudhës 10-20 janar 2022, dhe në versionin e publikuar në webometrics, radhiten vetëm universitetet me mbi 1000 citime.  

Në mesin e 4800 universiteteve botërore, UP-ja dhe UIBM- i janë të vetmet universitete publike në Kosovë që ndodhen në versionin aktual të publikuar.

Sipas webometrics, janë mbledhur citimet nga 210 top profilet - profilet kryesore të secilit universitet ashtu që të lejohen krahasime të pavarura nga madhësia.

Njëzet profilet e para të listës janë përjashtuar për përmirësimin të përfaqësimit., ndërsa pjesës tjetër të top profileve i është shtuar numri i citimeve dhe institucionet renditen në rend zbritës sipas këtij treguesi.

Profilet joindividuale që ndodhen në krye të profileve më të cituara (revista, departamente, grupe, konferenca) të përfshira në 210 rezultatet kryesore janë penalizuar si profile jashtë institucionit dhe numri i citimeve të tyre është i barabartë me zero.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)