Universiteti i Mitrovicës publikon zonat dhe aktivitetet sizmike në Kosovë
Mitrovicë, 4 mars - Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” organizon tryezën “Tërmetet, zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Kosovë”.
Panelistë në tryezë do të jenë mësimdhënës të Fakultetit Gjeoshkencave – Departamentit Gjeologjisë dhe ekspertë nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës. Përveç prezantimeve nga panelistët do të ketë hapësirë edhe për debate, pyetje e diskutime.
Tryeza do të mbahet sot në amfiteatrin A3 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.