29 Mars 2023

Universiteti i Gjilanit fillon implementimin e projektit QUADIC

Prishtinë 11 shkurt - Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nisur inplementimi i projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.

Aktiviteti i parë që sot ka filluar me Kick Off Meeting, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e që do të zgjas deri më 14. 02.2020, po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve.

Hapjen e fillimit të inplementimit të projektit e bëri  Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, i cili fillimisht falënderoi Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së Prof. ASS. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADC, për punën e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës në këtë projekt, duke thënë se ndihet i lumtur që sot po fillojmë një projekt kaq madhor.

Më pas Rektori Kosumi ka paraqitur një prezantim të UKZ për punën, aktivitet, zhvillimet dhe synimet për në të ardhmen.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Ahani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, uroi të gjithë për fillimin e projektit, duke e vlerësuar mjaft të rëndësishëm dhe të nëvojshëm bashkëpunimin e ndërsjelltë të të gjithë pjesëmarrësve në QUADIC.

Kurse Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, pasi uroi për projektin, tha se angazhimi i shkëlqyeshme që është bërë në punën e QUADIC është për tu admiruar, sepse sot së bashku gjithë pjesëmarrësit mund të kontribuojmë në realizimin sa më të mirë të tij.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  tha se ky projekt është një mundësi jo vetëm për krijimin e bashkëpunimit, por edhe për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve, që është edhe qëllim i projektit QUADIC.

Qamile Sinanaj nga MASHT, ne fjalën e saj  ka falënderuar të gjithëë partnerët që mbështesin çdo projekt edukativ. Ajo ka thënë se MASHT është shumë e lumtur për zhvillimet  në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Nga ana e tij Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh  koordinator i projektit QUADIC, ka prezantuar projektin, ku ka thënë se i gjithë projekti është përfshirë në  10 paketa. E para përfshinë katër elemente kryesore, kick off meeting, ëorkshop, prezantimi i partnerëve, prezantimi i strategjisë për ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e projektit, qëllimet dhe objektivat që priten si produkt i porjektit.

Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që  ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku  Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm.

Kjo dëshmon edhe një herë se kapacitetet e UKZ-së janë të jashtëzakonshme marrë parasysh numrin e personelit që ka,  duke argumentuar gjithnjë e më shumë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ, por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.

Ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubljanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias.

Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit dhe ka gjithsejtë 18 partner vendor, regjional dhe ndërkombëtar, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)