29 Maj 2023

Universiteti e Ferizajit riakreditohet edhe për pesë vjet

Prishtinë, 29 mars - Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka fituar edhe për pesë vjet akreditimin institucional nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC).

Me këtë vendim, UShAF bëhet njëri nga dy universitetet publike në vend, (krahas Universitetit të Prishtinës), të cilët janë akredituar për pesë vjet. Theksojmë se UShAF është Universiteti i fundit publik i themeluar.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari vlerësoi vendimin, të cilin KShC e ka marr për Universitetin. Gjithashtu, ai falënderoi të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e procesit të akreditimit dhe kanë kontribuar për një të arritur të tillë.

Po ashtu, Rektori falënderoi stafin akademik, administrativ, studentët, studentët e diplomuar, bizneset dhe partnerët tjerë për kontributin e dhënë gjatë këtij procesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)