Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë
Prishtinë, 7 mars - Nën organizimin e Universitetit "Fan S. Noli" në Korçe, me datë 6 dhe 7 Mars në Vaskopojë po i zhvillon punimet Konferenca II e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: "Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë".
Në këtë Konferencë po marrin pjesë zv.ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë, Oltion Rrumbullaku dhe ai i Republikës së Kosovës Xhavit Rexhaj.
Poashtu në këtë Konferencë po marrin pjesë edhe Rektorë, Prorektorë, e profesorë nga të gjitha Universitetet Shqiptare.
Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, po e përfaqësojnë Rektori Prof.Asoc.Dr.Ismet Temaj dhe Prorektori për Mesimdhënie dhe Çështje Mësimore, Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina.
Temat të cilat po diskutohen në këtë Konferencë janë nga më të ndryshmet si: drejtimi i Univeristetit Publik, Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja, ndërkombëtarizimi i Universiteteve Publike, Sfida dhe perspektiva, potenciali i pashfrytëzuar i menaxhimit të cilësisë dhe Kurrikula Universitare dhe punësimi.
Rektori Temaj prezantoi para pjesëmarrësve problematikën: Roli i Universiteteve në zhvillimin rajonal.
Në përfundim të punimeve do të miratohet edhe përkujtesa nga Konferenca e dytë e Rektorëve të Universiteteve Shqiptare.