Shpallet konkursi për afatin e dytë të pranimit të studentëve
Prishtinë, 6 shtator - Filloi sot aplikimi për të konkurruar në vendet e lira që kanë mbetur për studentë të rinj në fakultetet e Universitetit të Prishtinës.
Universiteti i Prishtinës ka publikuar shpalljen e konkursit për afatin e dytë të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2010/2011, që do të zgjasë deri më 14 shtator, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 18 shtator.
Shpallja e rezultateve do të bëhet më 21 shtator. Për vitin e ri akademik janë paraparë të pranohen rreth 18 mijë studentë të rinj.