22 Dhjetor 2024

Shënohet Dita e mësuesit, ndahen mirënjohje për pensionistët e arsimit

Prishtinë, 7 mars - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit - ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.   

Në kuadër të Ceremonisë, SBASHK-u u ndanë mirënjohje dhe nga një orë muri të 779 punëtorëve të arsimit që janë pensionuar  nga 1 prilli  i vitit të kaluar e deri më 31 mars të këtij viti.  
 
Në këtë ceremoni marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti,  Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci,  Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini e Sport Artan Abrashi dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri dhe Kosovë si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)