22 Dhjetor 2024

ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin në Kosovë.

Prishtinë, 9 mars - Ministrja e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit.

Ambasadori Kosnett e ka uruar ministren Bajrami për detyrën dhe ka theksuar se ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin në Kosovë.

Ndërsa, ministrja Bajrami ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, në veçanti për ndihmën që kanë dhënë në fuqizimin e sektorit të arsimit.

Ministrja Bajrami foli për programin qeveritar që synon ta përmirësojë gjendjen në arsim dhe theksoi se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)