21 Dhjetor 2024

SBASHK-u në përgatitje për protestën e 4 dhjetorit

Prishtinë, 18 nëntor - SBASHK ka publikuar vendimin nga takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve, që më 4 dhjetor të niset  me veprime sindikale  duke nisur me një protestë  me numër të kufizuar të  udhëheqësve e veprimtarëve  sindikal  dhe me përfaqësues të Këshillave të Prindërve. 

Në kuadër të këtyre përgatitjeve SBASHK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të    Këshillave  prindërve  duke filluar me Prishtinën. Në selinë e SBASHK-ut kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri  dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana  kanë  pritur kryetarin e Këshillit të prindërve Jeton Demi dhe anëtarët e kryesisë së Këshillit të prindërve të Prishtinës  Nexhmi Hoxha dhe Besim Cakolli. 

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar  Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë  të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë thënë se SBASHK po bën gjithë angazhimet e mundshme  që çështja e Ligjit të pagave të zgjidhet drejt përmes dialogut dhe  takimeve të sindikatave  me përfaqësues të Qeverisë  në mënyrë që të mos shkohet në grevë  dhe prandaj ka ftuar  përfaqësuesit e Këshillave të prindërve që të jenë bashkë me SBASHK-un në këto angazhime me shpresë se  mesazhi i përbashkët do të kuptohet  drejt nga Qeveria dhe do të nis zgjidhja e drejtë për ligjin e pagave. Nëse edhe këto angazhime nuk japin rezultatin e pritur, atëherë  do të ndodhin grevat në tërë sistemin arsimor.

Kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi  Hoxhën e Besim Cakollin  janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime  të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që  çështjet të zgjidhen me dialog. Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin  për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat  që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria  do të reflektojë  dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)