SBASHK-u i jep certifikatat ECDL
Prishtinë, 24 mars - Me qëllim të përgatitjes së arsimtarëve dhe aftësimit profesional nga lëmi e informatikës, në bashkëpunim dhe marrëveshje me MASHT, SBASHK-u është certifikuar si test qendër trajnuese në Prishtinë, për dhënien e certifikatave për ECDL.
Synojmë që këto trajnime ti mbajmë shumë shpejtë në të gjitha qytetet e Kosovës, kanë thënë zyrtarë të SBASHK-ut.
Në këtë qendër do të organizohen mbajtja e ligjëratave nga ligjërues me përvojë e përgatitje të lartë profesionale në këtë lëmi, ku bëhet përgatitja e arsimtarëve për shtatë module dhe do të mbahen provime për të u pajisur me certifikatë të ECDL-it.
Presim një bashkëpunim të mirëfilltë dhe të sinqertë me të gjitha shkollat dhe arsimtarët e interesuar për marrjen e këtyre certifikatave, kanë shtuar zyrtarë të SBASHK-ut.
Në vazhdën e aktiviteteve të përhershme të SBASHK-ut, në përpjekjet për përmirësimin e pozitës materiale të punëtorëve që punojnë në arsim, përveç tjerave SBASHK-u angazhohet edhe për ngritjen e cilësisë dhe përformancës së personelit arsimor.