Parlamenti Studentor kundërshton shtrenjtimin e semestrit
Prishtinë, 14 shtator Parlamenti i Studentëve ka reaguar ndaj shtrenjtimit të semestrit për studentët në Universitetin e Prishtinës.
Nëpërmes një komunikate Parlamenti Studentor shpreh shqetësimin se kjo rritje prek xhepin e varfër të studentëve. Kryetari i PS, Selim Daku tha se një vendim i tillë është i pamatur i pabazë dhe joreal , në krahasim me gjendjen e rëndë ekonomike-sociale të shoqërisë në Kosovë, e në veqanëti të Studentëve të cilat ndoshta janë edhe shtresa me e varfër e shoqërisë.
Ne si Parlament i Studentëve jemi dhe do të mbrojmë të drejtat dhe interesat e Studentëve të cilat i përfaqësojmë të paktën kështu edhe jemi zgjedhur.
Në mbledhjen e mbajtur më 08.09.2010 , të Parlamentit të Studentëve është kundërshtuar fuqishëm vendimi për rritjen e pagesës për semestër për Studentët e rregullt nga 50 në 75 Euro, dhe për ata në studimet Maser nga 250 në 300 Euro nga Rektorati i UP-së, Ministria e Arsimit dhe siq thuhet në media në marrëveshje me Parlamentin e Studentëve, tha ai.
Parlamenti vlerëson se ky vendim ka ardhur në bashkëpunim me ish anëtarët dhe strukturën e vjetër udhëheqëse te PS-UP-së, dhe pa dije të Strukturave udhëheqëse të Parlamentit të ri, dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit.
Pasi disa nga ta janë edhe pjesë e marrëveshjes për qeverisjen dyvjeçare 2010 2012, dhe për arsye personale të individëve te cilët ishin në krye të udhëheqjes së Studentëve dhe si rezultat i këtij kompromisi joreal të cilin e bënë ata ne si Strukturë Parlamentare ndihemi te tradhtuar dhe konsiderojmë se është shkelur marrëveshja e koalicionit për qeverisje dhe kem ardhur ne përfundim që mos të vazhdohet më me Koalicionin e mëhershëm i cili ishte arritur për të udhëhequr Parlamentin e Studentëve.