28 Mars 2024

Nxënësit janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK

Prishtinë, 4 tetor - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë së ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë.  

"Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta", ka theksuar Nagavci.

Ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK, janë nxënësit, fëmijët tanë.

Ajo ka pohuar se për më shumë se një vit, kan zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kanë lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri ka adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, ka miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim.

"Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer."

"Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi", ka shtuar ajo.

Dhjetëra takime me vullnet të njëanshëm, me përpjekje të njëanshme për rezultate të synuara që të jenë të përbashkëta.

Ministrja Nagafci ka thënë së Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi.

Sot MASHTI publikon Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit.

"Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve."

"Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë", ka deklaruar në fund ministrja Nagavci.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)