29 Mars 2023

Ministrja Arbërie Nagavci ka vizituar disa shkolla në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj

Prishtinë, 1 prill - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci ka vizituar sot Shkollën fillore të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj, Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë dhe Shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Gjatë këtyre vizitave, ministrja Nagavci është takuar me menaxhmentin e shkollave dhe me mësimdhënës, prej të cilëve është informuar për gjendjen në shkolla, të arriturat dhe sfidat, sidomos gjatë këtij viti shkollor kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19.

Ministrja Nagavci ka falënderuar personelin arsimor për angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar në punë gjatë këtij viti, në mënyrë që të arrihet niveli i mësimnxënies sa më i mirë i mundshëm. Ajo uroi që arsimi dhe të gjithë sektorët tjerë t’i kthehen sa më shpejt normalitetit dhe e gjithë energjia të koncentrohet në zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.

Në këtë drejtim, Ministrja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë akterëve, për të arritur rezultate në arsimin parauniversitar, duke i kushtuar vëmendjen e duhur realizimit të politikave arsimore që mundësojnë ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Ministrja Nagavci theksoi se arsimi fillor dhe i mesëm i ulët, gjimnazet, e në veçanti arsimi dhe aftësimi profesional si një mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik, do të jenë në fokus të punës së qeverisjes së re dhe do të punohet me intenzitet të shtuar.

Po ashtu, ministrja Nagavci i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e periudhës së dytë të këtij viti shkollor, ndërsa ka kërkuar nga menaxhmenti i shkollave që ta shfrytëzojnë këtë kohë të pushimit njëjavor për të dezinfektuar ambientet shkollore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)