MASHTI ndan çmimin tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit
Prishtinë, 6 mars - Me rastin e shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) organizon ceremoninë ku do të ndahet çmimi tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesin më të mirë të vitit.
Po ashtu, me këtë rast, ndahen Mirënjohje edhe për mësuesin më të mirë nga komunat e Kosovës.
Shaba Jasharin ishte një atdhetar, një veteran i arsimit, i cili diti të luajë rolin e një mësimdhënësi dhe po ashtu të edukojë një familje të tërë në frymën e atdhedashurisë, rezistencës dhe lirisë, dhe dha një provim historik se cili është roli i mësimdhënësit në momente të vështira kombëtare.