22 Dhjetor 2024

MASHT dhe Banka Botërore intensifikojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 26 tetor - Minstri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot në një takim njoftues Jan Peter Olters Drejtor, drejtor i ri Bankës Botërore (BB) në Kosovë.

Në këtë takim u fol për mbështetjen e deritashme të BB në proceset e arsimit në Kosovë, si dhe u shtrua nevoja dhe dëshira për intensifikim të bashkëpunimit e mbëshetjes së proceseve arsimore  në Kosovë .

Ministri Buja e informoi bashkëbiseduesin për rezultatet e arritura deri më tani, duke përmendur kështu hartimin e dokumenteve strategjike, të cilat duhet të implementohen në të ardhmen.  Në veçanti ministri Buja përmendi Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Strategjinë zhvillimore 2011-2016, si dhe Kornizën e  Kurrikulës së re të Kosovës.

Ministri Buja e njoftoi bashkëbiseduesin edhe për nevojën e rishikimit  dhe definimit të Maturës Shtetërore në kontekst të asaj që të gjenden zgjidhje për një besueshmëri më të madhe të shkallës së vlerësimit.

Për këtë qëllim ministri Buja tha se në nëntor të këtij viti do të organizohet një konferencë, ku do të shfrytëzohen edhe të dhëna dhe përvoja të shteteve me sistem të zhvilluar arsimor në Evropë e më gjerë.

Ministri Buja e njoftoi bashkëbiseduesin për përkushtimin e MASHT që të  modernizojë dhe digjitalizojë shkollat në Kosovë.

“Ne synojmë  që në vazhdimësi të ngrisim cilësinë në arsim dhe jemi të vetëdijshëm se kjo nuk arrihet brenda një apo dy viteve, por  krahas infrastrukturës po punojmë në modernizimin dhe digjitalizimin e shkollave tona“, tha ministri Buja  në vazhdim.

Ndërsa, Jan Peter Olters, drejtor i BB në Kosovë,  e falënderoi ministrin Buja për informacionet, si dhe e përgëzoi atë për të arriturat e deritashme e në veçanti për hartimin e dokumenteve strategjike arsimore.

Ai gjithashtu u interesua edhe për modernizimin e shkollave dhe arritjen e standardeve e kushteve sa më të mira për mësim cilësor. “Ne  jo vetëm  që do të vazhdojmë mbështetjen tonë edhe më tutje, por do të intensifikojmë përpjekjet tona në këtë drejtim”, tha Olters.

Mdryshe Banka Botërore është donatori më i fuqishëm në proceset arsimore në Kosovë që nga viti 1999.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)