22 Dhjetor 2024

Lehtësira për arsimimin e personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 3 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonoligjisë, z.Ramë Buja, kryetari i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci, si dhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi , që të gjithë persnave me aftësi të kufizuara t’u mundësohet shkollim i mesëm dhe regjistrimi i semestrave pa pagesë në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Më rastin e nënshkrimit, ministri Buja tha se me këtë Memorandum po ofrohet  një ndihmesë modeste, që ka të bëjë me kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, e që shkollimi i tyre, pavarësisht se ku niset dhe ku mbaron, të jetë pa pagesë.

“Kjo besoj se është diēka që ne kemi mundur ta bëjmë  në marrëveshje edhe me kryetarin e Asociacionit të Komunave.  Me këtë akt po bëjmë atë që është e mundur  e që është diēka elementare dhe shumë e rëndësishme për këta njerëz”, ka thënë ministr Buja.  

Nga ana e tij, Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara , e falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës  për këtë  gjest  të mirë,  për të shtuar se “kjo është një  ndimesë e vogël në kuptim të parë, por në anën tjetër është një gjest i madh  për shoqatat e personave me aftësi të kufizuara”. “Kjo është një ditë e madhe për personat me aftësi të kufizuar, të cilët nuk e kanë të kryer shkollimin në nivele të ndryshme. Kjo  është ditë e veēantë për ne personat me aftësi të kufizuar,është një dritë në tunel”, ka thënë Vatovci .

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Bajrush Xhemajli, gjithashtu tha se “është mirë që me këtë Memorandum po krijohen shanse më të mira të shkollimit e të jetës së këtyre pesaonave, të cilët vërtetë meritojnë vëmendje të posaēme të shoqërisë sonë “.

Ndryshe, deri me sot këta persona është dashur të paguajnë, të participojnë për shkollimin e tyre në shkollimin e mesëm dhe atë të lartë.

Nga sot 18.746 persona me aftësi të kufizuara, sipas statistikave të OSBE-së dhe mbi 4 mijë invalidë të luftës do të shkollohen pa pagesë në nivelet e përmendura. 

Memorandumi hyn në fuqi nga dita e sotme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)