Lansohet projekti “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë'
Prishtinë 24 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Kolegjin Nderkombetar te Biznesit IBCM organizojnë lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”.
Në këtë aktivitet, fjalë rasti do të mbajë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.
Qëllimi i projektit ResearchCult, është të mbështesë ngritjen e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, si dhe zhvillimin e politikave dhe praktikave të mira, krijimin dhe instalimin e rregulloreve, strukturave dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese në Kosovë.