Kryeministri Kurti emëron Jusuf Thaçin, Zëvendësministër në MASHTI
Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Jusuf Thaçi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e z. Thaçi do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm.