Komuna si mori parasysh kërkesat, bojkotohet mësimi në shkollën "Gjon Serreçi"
Përfaqësuesit e kryetarëve të prindërve të klasëve të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj me datën 11 shkurt 2022 mbajtën mbledhje të përbashkët, meqë rast morën këtë vendim;
Bojkotimi i procesit edukativo- arsimor nga e hëna me datën 14 shkurt 2022 për shkak gjendjes që ka të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, me orarë të shkurtuar nga 25 minuta nga kjo këshilli i kryetarëve të prindrëve të klasëve, ka marr veprimin e bojkotimit të procesit mësimor deri në plotësimin e kushteve për mbajtën e procesit mësimore të rregullt sic është paraparë edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, më orar të plotë nga 40 deri 45 minuta.
Deri tek ardha e bojkotimit ka qenë arsyjeja se këshilli i shkollës që më vite të tëra ju ka adresuar shqetësimin për gjendjen e shkollës për kushte të dobëta dhe mos realizmin e kërkesave që janë bërë në drejtim të Komunës së Ferizajt.
Të hënën me datën 7 shkurt 2022, këshilli i kryetarëve të prindrëve të klasëve të të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ka takuar nënkryetarin e Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu dhe drejtorin e drejtorsë së DKA-së z. Afrim Llabjanin duke ja parqitur tri kërkesa:
1. Të bëhet orari mësimor i plotë siç është në ligjet Republikës së Kosovës (si mbahen procesim mësimore në tërë shkollat) dhe udhëzimet e arsimit prej 40 - 45 minuta;
2. Të largohet nga objekti shkolla e mesme e mjekësisë “Elena Gjika” që të kalojë në ndonjë objekt tjetër,
3. Mos të barten asnjë klasë nga objekti i shkollës.
Këshilli i kryetarëve të prindërve të klasëve të të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, kishte kërkuar që të ofrohet zgjidhje deri të mërkurën dhe poashtu ky këshill ju dha kohë deri sot, por Komuna vendosi të hesht karshi kërkesave, duke mos ofruar asnjë zgjidhje.
Duke marrë parasysh Ligjin për arsimin universitar, ligji për vetëqeverisje lokale, ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Komunat obligohen të ofrojnë kushte sa më të mira për nxenësit.
Në rast se heshtja e zyrtarëve komunal do vazhdojë, ne si Këshill do drejtohemi në instanca më të larta, gjithmonë bazuar në Ligjet e Republikës së Kosovës, duke adresuar kërkesat tona nga ministrja Nagavci, Avokati i Popullit, e deri te presidentja Vjosa Osmani, e kryeministri Albin Kurti.