29 Maj 2023

Koalicioni KITU shpreh pakënaqësinë me emërimin e anëtarit në KShC

Prishtinë, 6 prill - Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitete (KITU) shpreh indinjatën e tij në lidhje me vendimin 01B/036 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

KITU thotë se pavarësisht kërkesës së bërë nga MAShTI më datën 21 mars 2023 që të nominojmë një anëtar nga radhët e koalicionit për emërim në Komisionin për Shqyrtimin e Aplikimeve për Anëtarët KShC-së, MAShTI ka vendosur të mos e emërojë anëtarin e propozuar, por ka emëruar një përfaqësuese nga organizata EdGuard.

Ky mos emërim është i pa pranueshëm për koalicionin KITU, i vetmi i përbërë nga organizatat që punojnë në arsimin e lartë, duke pasur si anëtarë të vet organizata të specializuara në monitorimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe çështjeve të arsimit të lartë në përgjithësi.

KITU zotohet se nuk do të lejojë kapjen e asnjë institucioni sidomos jo duke legjitimuar procese të tilla në emër të shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)