29 Mars 2023

KMDLNJ shpërndan libra nëpër burgje

Prishtinë 11 shkurt - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në kuadër të mandatit të saj për monitorimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, ka dhuruar libra për institucionet e lartëcekura.

Shpërndarja e librave është bërë në kuadër të projektit “Integrimi i fëmijëve të margjinalizuar për shkak të statusit social” të përkrahur nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale

‘Përveç aktiviteteve të shumta të realizuara në kuadër të këtij projekti, monitoruesit e të drejtave të fëmijëve kanë vlerësuar se këto qendra kanë nevojë për këto donacione duke pasuruar bibliotekat e këtyre institucioneve."

"Drejtuesit e të gjitha institucioneve kanë falënderuar KMDLNj-në për të gjithë kontributin e dhënë jo vetëm për këtë donacion por edhe për të gjitha aktivitetet dhe përkrahjen që u ka dhënë në vazhdimësi këtyre kategorive të institucioneve e fëmijëve”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Gjithashtu, KMDLNj u premtoi se do të angazhohen gjithmonë për të ndihmuar këto institucione dhe këta fëmijë edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen.

KMDLNj falënderoi edhe stafin të cilët gjithmonë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe vullnetmirë për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e punës në këto institucione.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)