22 Dhjetor 2024

Këshilli Shtetëror i Cilësisë do të zbatojë procesin e akreditimit në distancë

Prishtinë, 19 prill - Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Republikës së Kosovës, më 17 prill 2020, ka mbajtur mbledhjen e 81-të të rregullt. Agjenda e mbledhjes së KShC-së konsistoi në një varg çështjesh (kërkesa, aplikacione, raporte) rreth akreditimit. 

Gazmend Luboteni, Kryetar ka thënë së KShC-së shqyrtoi kornizën e akreditimit dhe strategjinë e organizimit të akreditimit insitucional dhe të programeve të studimit në rrethanat e emergjencës shëndetësore të Covid-19 në Kosovë.

KShC-së sipas tij ka marrë vendim që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të zbatojë procesin e akreditimit në distancë.

AKA fillimisht do të organizojë akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë.

"Procesi i akreditimit do të zhvillohet krahas standardeve të akreditimit të AKA-së dhe duke shqyrtuar praktikat më të mira të akreditimit në rajon dhe në Evropë gjatë situatës së jashtëzakonshme të pandemisë", ka deklaruar Luboteni.

AKA sipas tij do të informojë me kohë të gjitha institucionet e arsimit të lartë mbi hapat e ardhshëm rreth akreditimit institucional.

"KShC-së mbetet i përkushtuar për zhvillimin e vazhdueshëm dhe për mbështetje të institucioneve të arsimit të lartë për sigurim të cilësisë në programet e studimeve gjatë kësaj situate të vështirë të pandemisë globale."

"KShC-së fton institucionet e arsimit të lartë të ndajnë informacion me AKA-së rreth riorganizimit të administrimit institucional dhe programeve të studimit në distancë, sfidave me të cilat përballen, dhe përgjigjet ndaj tyre gjatë kësaj situate të emergjencës shëndetësore në Kosovë", ka thënë Luboteni.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)