31 Mars 2023

Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim

Prizren, 6 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe menaxheri zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë inauguruar Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN).

Në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur në Parkun për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, Kryeministri Albin Kurti tha se sot po kurorëzojmë suksesin e radhës, krijimin e rrjetit kombëtar për hulumtim dhe edukim, me të cilin rrjet Kosova është kyçur në rrjetin akademik panevropian, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm për hulumtime shkencore.

Duke folur për sukseset e Kosovës në shtrirjen e rrjetit të internetit, Kryeministri Kurti tha se Kosova është kampione në Ballkan dhe e krahasueshme me shtete evropiane për shtrirjen e rrjetit dhe së shpejti do të festojmë edhe lidhjen e fundit të fshatrave në rrjet.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se dedikimi dhe puna jonë fokusohet në zhvillim të shtrirjes e përmirësimit të infrastrukturës digjitale, për të shtyrë para transformimin digjital të vendit e për të mundësuar realizimin e plotë të potencialit të rinisë sonë të talentuar.

Ministrja Rizvanolli tha se me KREN-in, studentët e hulumtuesit do të kenë qasje në laboratorë virtuale, software, trajnime të avancuara, e projekte të përbashkëta kërkimore me kolegët në gjithë Evropën.

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli njoftoi se me KREN-in do të lidhen edhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ndërsa deri më tani janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me 16 universitete dhe kolegje në Kosovë duke u dakorduar për zotimet dhe angazhimet e të dy palëve.

Ndërsa, Ministrja Arbërie Nagavci theksoi se në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 që është hartuar, digjitalizimi është ndër elementet thelbësore të kësaj strategjie dhe është shtylla e pestë e Strategjisë.

Për të rritur cilësinë e mësim, ajo tha se është e rëndësishme që institucionet tona arsimore të digjitalizohen dhe në 5 vitet në vijim synohet të arrihet kjo, duke i digjitalizuar të gjitha institucionet shkollore.

Projekti KREN është realizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe është mbështetur nga Banka Botërore.

Në sistemin KREN do të jenë të lidhura të gjitha universitetet e Kosovës, së shpejti do të lidhen të gjitha institucionet shkollore dhe do të shfrytëzohet nga Ministria e Arsimit për shpërndarjen e Kurikulës Digjitale.

Po ashtu, me KREN-in studentët dhe hulumtuesit do të kenë qasje në laboratorë virtuale, trajnime softwerike të avancuara, dhe projekte të përbashkëta kërkimore me kolegët nga e gjithë Evropa dhe do të ofrohen shumë shërbime të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)