22 Dhjetor 2024

Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës, prioritet i MASHTI-së

Prishtinë, 21 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim udhëheqësit e projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës - ALLED 2”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ka për qëllim harmonizimin e arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.

Në takim u theksua rëndësia e arsimit dhe aftësimit profesional dhe mundësitë që po i krijon projekti “ALLED 2” duke i mbështetur institucionet arsimore për të krijuar bashkëpunim me bizneset dhe në këtë mënyrë edhe lidhjen me tregun e punës.

Ministrja Bajrami falënderoi udhëheqësit e “ALLLED 2” për punën që po bëjnë përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional, i cili i ndihmon të rinjtë tanë të jenë të përgatitur dhe kompetent për tregun e punës.

Udhëheqësja e Projektit, Efka Heder, e informoi ministren Bajrami më detajisht për projektin dhe fushat ku është i koncentruar ky projekt, ndërsa theksoi gatishmërinë për të mbështetur politikat që kanë për synim ngritjen e cilësisë në arsim, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)