21 Dhjetor 2024

Gjilani premton transparencë të plotë në konkurset e arsimit

Gjilan, 15 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.

Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Hyseni ka thënë do të ketë transparencë të plotë në konkurset e arsimit në Gjilan, ndërkaq ka theksuar nevojën e rritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes biznesve dhe Universiteteve për punën e praktike të studentëve.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupuvci, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe ka konfirmuar bashkëpubimin e mirë mes MAShT'it dhe Komunës së Gjilanit, derisa ka konfirmuar edhe implementimin e projektit të veçantë për rekrutimin e mësimdhënësve për rritjen e nivelit të arsimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)