28 Mars 2024

Fakulteti i Edukimit lanson projektin për hulumtime shkencore

Prishtinë, 24 janar - Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Edukimit, bëhet Lansimi i projektit të bashkëpunimit midis Fakultetit dhe institucioneve arsimore në hulumtime shkencore.   

Marrëveshja do të nënshkruhet nga rektori i Universitetit të Prishitnës “Hasan Prishtina", prof. Dr. Naser Sahiti, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci, Dekani i Fakultetit të Edukimit prof.Asoc. Dr. Blerim Saqipi dhe 20 drejtorët e shkollave dhe kopshteve të përzgjedhura për këtë bashkëpunim.

Marrëveshje ka për qëllimi që Fakultetit të Edukimit dhe institucionet arsimore të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të vogla hulumtuese më bazë në shkollë dhe komunitet.

Variablat dhe temat hulumtuese do të fokusohen në fusha të cilat janë në interes të zhvillimit të arsimit në përgjithësi dhe shkollave në veqanti si praktikat e mësimdhënies, orientimi dhe zbatimi i reformave kurrikulare, kultura shkollore dhe autonomia e mësimdhënësve, zhvillimi dhe edukimi në fëmijëri të hershme, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)