02 Prill 2023

Diplomojnë 25 vajza të programit për ngritjen profesionale në politikë

Prishtinë, 31 janar - Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizon ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale".

Fondacioni Jahjaga përmes programit të grave në politikë, në vazhdimësi kontribon në promovimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në politikë.

Nën këtë program gjithashtu një fokus i veçantë i kushtohet rinisë, me theks inkurajimit dhe fuqizimit të vajzave të reja të cilat kanë aspirata të zhvillimit të karrierës në politikë.

Në këtë linjë,  Fondacioni Jahjaga me mbështetjen e Zyres Zvicerane për Bashkëpunim dhe në kuadër të projektit “Diversiteti gjinor si mjet për politika dhe programe gjithëpërfshirëse në nivel lokal”, ka organizuar programin “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale”.

Në kuadër të këtij programi 25 vajza të reja, studente dhe të sapo-diplomuara kanë arritur të zhvillojnë më tutje njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e qeverisjes lokale, përmes tri fazave të programit: pjesës teorike, trajnimeve dhe fazës së mentorimit/praktikës.

Programi po finalizohet me ceremoninë e diplomimit ku do të marrin pjesë Znj. Atifete Jahjaga, ish Presidente e Kosovës si dhe Themeluese dhe Kryetare e Bordit të Fondacionit Jahjaga, Thomas Kolly, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, drejtoresha komunale dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)