Buja hapi fushatën për vetëdijesimin rreth romëve
Prishtinë, 27 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka hapur sot fushatën për ngritjen e vetëdijesimit rreth romëve me moton Dosta Mjaft lirohu nga paragjykimet njihu me romët.
Ministri Buja në fjalën e hapjes tha se ndjehet i privilegjuar dhe nderuar ta shpallë të hapur këtë eveniment të rëndësishëm interkultural.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është e përkushtuar jetësisht që të mos ketë në Kosovë qytetarë të margjinalizuar, të mos ketë njerëz që nuk i qasen dijes, sepse më qytetarë të dijes ne ecim, shkojmë aty ku synojmë dh e duhet , ka thënë ministri Buja.
Unë besoj se jeni në dijeni se çfarë ka bërë MASHT që qytetarët romë, ashkalinjë dhe egjiptas ti bëjë qytetarë të barabartë si gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ka thënë ministri Buja, për të shtuar se kjo i bënë nder institucioneve, na bënë nder individualisht të gjithëve pa dallim.
Kësai fushate i uroj sukseset më të mëdha të mundshme. Unë besoj se me ecje të sigurt do të jemi aty ku dëshirojmë dhe na duan të gjithë miqtë tanë, tha në fund ministri Buja.
Ndryshe, kjo fushatë që ka për qëllim minimizimin-eliminimin e paragjykimve ndaj komunitetit rom, integrimin dhe arsimimin e tyre është organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian.