21 Dhjetor 2024

BSKP pezullon grevën, të hënën fillon mësimi

Prishtinë, 1 tetor - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka marrë vendim që të pezullojë grevën e filluar një muaj më parë dhe nga dita e hënë do të fillojë mësimi, si dhe do të pezullohet greva në institucionet e tjera.

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka nis këtë konferencë duke e vlerësuar grevën si të ligjshmë. "Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë", ka thënë ai.

Ndërsa Rrahman Jasharaj tha se pas një rrugëtimi të gjatë me veprime sindikale për të nxit dialog dhe plotësim të kërkesave të punonjësve u detyruam të futim në grevë. "Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjon grevë dhe të mos veproj si kësaj here", tha ai.

“Nga qeveria kërkojmë që të vazhdoj dialogun, të miratojë ligjin e pagave atë të sigurimeve shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet por po pezullihet deri në janar të vitit 2023”, tha ai.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)