BE nisë Programin e 13-të të Bursave për Master - Young Cell Scheme
Prishtinë, 24 tetor - Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës do të lansojnë sot një raund të ri të programit të bursave të nivelit master të financuar bashkërisht të quajtur Young Cell Scheme për vitin akademik 2023-2024.
Kjo është hera e 13-të që lansohet një program i tillë në Kosovë. Që nga viti 2004, nga ky program kanë përfituar 364 studentë dhe nëpunës civil.
Programi punon për të përmirësuar cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e nëpunësve civil aktual dhe të ardhshëm.
Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.