27 Shtator 2024

MAP premton të realizoj kërkesën e SBASHK-ut për pagat

Prishtinë, 24 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) po vazhdon me angazhimet që përmes dialogut me institucionet e Kosovës  të arrij marrëveshje për përmirësime në projektligjin për pagat e me qëllim që profesioni i mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar.

Pasi që fillimisht SBASHK-u reagimin dhe kundërshtimin kundër Projektligjit  e kishte bërë të dituar përmes një takimi me mediet,  i është dërguar një letër Kryeministrit dhe Ministrit Arsim  Bajrami.

Në takimin e përfaqësuesve të SBASHK-ut  me Ministrin Bajrami ishte mendim i të dy palëve se Projektligji duhet korrigjuar.

Pas kësaj  në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike është zhvilluar në orët e pas ditës  së të hënës  një takim përmbajtjesor  i përfaqësuesve të SBASHK-ut, sekretarit të përgjithshëm të MASHT, Alush Istogu, këshilltarëve të Ministrit Bajrami, Azem Guri e Petrit Kelmendi me Ministrin e MAP, Mahir Yagcilar, zv/Ministrin në këtë Ministri, Hajredin Hyeseni dhe sekretarin e përgjithshëm, Arton Berisha.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  i ka treguar Ministrit Yagcilar për angazhimet e SBASHK-ut  që përmes dialogut  me institucionet  të  ndryshohet Projektligji për pagat ngase ai është degradues për profesionin e mësimdhënësit.

Jasharaj ka kërkuar që profesioni i mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar.

Kryetari i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe në këtë takim se nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura, atëherë SBASHK-u  do të detyrohet që këtë kërkesë ta mbrojë edhe përmes veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Qëndrimin kundërshtues  të SBASHK-ut ndaj këtij  Projektligji e ka arsyetuar me shembuj konkret e me plot argumente menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm  në SBASHK, Ymer Ymeri.

Edhe sekretari i përgjithshëm i MASHT, Alush Istogu bashkë me këshilltarin në këtë Ministri, Azem Guri  kanë dhënë kontributin e tyre  në emër të Ministrisë që përfaqësonin  në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes  për ndryshimet në këtë Projektligj.

Ministri Yagcilar është shprehur se  është i njoftuar me gjithë angazhimet e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij dhe të Ministrisë që ai drejton lidhur me angazhimet dhe çështjet e ngritura nga
SBASHK-u.

Të tri palët pjesëmarrëse në këtë takim janë pajtuar që përfaqësues të MASHT-it dhe SBASHK-ut të vazhdojnë me takimet e punës këtë javë me qëllim që të ofrojnë  propozim të detajuar me qëllim që ai të jetë bazë për ndryshimin në Projektligjin për paga e në shërbim të  rangimit në vend meritor  të profesionit të mësimdhënësit .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)