Përurohet Fjalori shpjegues i termave të ekonomisë
Prishtinë, 6 korrik - Fjalori shpjegues i termave të ekonomisë i autorit Artan Nimani është përuruar sot në Prishtinë.
Në të janë të përfshirë rreth 2 mijë fjalë dhe shprehje ekonomike, financiare dhe të menaxhmentit.
Profesori Sabahudin Komani, njëherësh redaktor shkencor i fjalorit, vlerësoi se ky fjalor do të plotësojë një boshllëk që ka ekzistuar në këtë fushë dhe do tiu shërbejë jo vetëm studentëve, por të gjithë atyre që merren me ekonomi. Botimin e tij e mundësoi kolegji Biznesi.